Standard.al

Japoni, buxhet i ri rekord për mbrojtjen

0

Ministria japoneze e Mbrojtjes zbuloi sot një buxhet të ri rekord ekuivalent me 52 miliardë dollarë, ndërkohë që arkipelagu japonez është përballur me kërcënimin koreano-verior dhe ambiciet rajonale në rritje të Kinës.

Ministria do t’i kërkojë Parlamentit të votojë buxhetin prej 5 490 miliardë jen (44,4 miliardë euro) për vitin e ardhshëm fiskal duke filluar nga 1 Prilli 2021.

Bëhet fjalë për rritjen e nëntë radhazi të këtij buxheti vjetor, që përbën përveç të tjerave një progres prej 3,6% krahasuar me atë të vitit aktual fiskal 2020/21.

Japonia ka në plan të blejë dy fregata të reja dhe një nëndetëse me një kosto totale prej mbi 1,6 miliardë dollarë.

Tokio po përgatitet gjithashtu për shtimin e numrit të avionëve të saj luftarakë Mitsubishi F-2, një program që kërkon kosto të mëdha kërkimi dhe zhvillimi për disa vjet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.