Standard.al

Fushë Arrëz, pjesëmarrje e lartë e anëtarëve të PD në votim/ Spaho: Qytetarët në 25 prill do t’i japin fund pushtetit të kalbur të Ramës

0

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i cili po ndjek votimin e anëtarësisë së PD-së në Pukë për kandidatët për deputetë të kësaj partie, tha se ka një pjesëmarrje të madhe.

“Në degën e PD-së në Pukë, qendra e votimit Fushë Arrëz, po votohet për seleksionimin e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme në nivel kombëtar dhe lokal, – shkroi Spaho në Fb.

“Anëtarësia e kësaj dege të PD-së, masivisht po ushtron të drejtën e saj sipas parimit “një anëtar – një votë”, për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë me integritet politik, shoqëror dhe profesional”, vërejti ai.

Spaho ka shprehur bindjen se “kandidatët e përzgjedhur në mënyrë demokratike, transparente dhe të ndershme, së bashku me uraganin qytetar, në zgjedhjet e 25 prillit do t’i japin fund pushtetit të kalbur të Ramës dhe Rilindjes dhe do të hapin një faqe të re për Shqipërinë, për prosperitet ekonomik, liri, demokraci dhe integrim europian.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.