Standard.al

E padëgjuar/ Pastruesja mund shefin në zgjedhjet e këshillit

0

Një grua që pastronte një ndërtesë të qeverisë lokale në një fshat të Rusisë, është votuar dhe ka fituar në zgjedhjet e këshillit në parlamentin rajonal rus.

Marina Udgodskaya fitoi pasi mori 62 përqind të votave, duke mundur lehtë Nikolai Loktev, një aleat dhe mbështetës i Partisë pro-Kremlin Rusia e Bashkuar, njëherit “shefin i saj”.

Ajo doli në zgjedhje sepse askush në fshatin Povalikhino, në lindje të Moskës, nuk e kishte sfiduar më parë ish-policin Loktev.

Thuhet se ishte vetë ai që e kishte bindur zonjën Udgodskaya të regjistrohej si një “rival”, për të dhënë përshtypjen e një konkursi të vërtetë.

Sidoqoftë, plani i tij ktheu një efekt të kundërt kur pastruesja e mundi atë me lehtësi, pasi ai mori vetëm 34 përqind të votave.

Duke folur për BBC, një anëtar i komisionit zgjedhor lokal në Povalikhino tha: “Nikolai Loktev mendoi se askush nuk do ta votojë për dikë tjetër dhe ai do të qëndronte në punë. Por njerëzit ishin lodhur, ata dolën dhe zgjodhën Marina Udgodskaya.”

Fitorja e zonjës Udgodskaya u bë titull në media të shumta botërore, duke treguar për një strategji të zgjuar të votimit, e cila po shtyhej edhe nga lideri i opozitës Alexei Navalny .

Pas zgjedhjeve, Udgodskaya, dha një intervistë për një kanal lajmesh rus:

“Unë nuk mendoja se ata do të votonin për mua … Unë nuk bëra asgjë fare!”, u shpreh ajo.

Kurse në një intervistë për agjencinë e lajmeve BBC, Loktev i cili kishte humbur, tha se:

Unë kam bërë gjithçka që është e nevojshme në punë; nuk ka asnjë problem në fshat. Është e qartë se njerëzit donin vetëm ndryshim.”

Gazeta ruse Rossiyskaya njoftoi se Zonja Udgodskaya nuk është në gjendje të refuzojë mandatin, pasi ajo dhe Partia e Pensionistëve që e mbështetën atë do të duhet të paguanin për zgjedhje tjera. Ndërkohë, derisa të fillojë rolin e saj të ri, zonja Udgodskaya vazhdon të pastrojë ndërtesën e administratës që së shpejti do të drejtojë derisa shefi i saj të cilin e mundi të paketojë gjërat e tij personale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.