“Dashuria nuk njeh moshë”/ 35-vjeçari në një romancë me 80-vjeçaren: Të shkojë në ferr ai që dyshon në marrëdhënien tonë

0
107

Me plot 45 vite diferencë në moshë, ky është çifti më i përfoluar aktualisht. Mohamed Ahmed Ibriham, 35 vjeç është një djalë nga Egjipti dhe partnerja e tij Iris Jones, 80 vjeçe . Ata u njohën në rrjetin social Facebpook vitin e kaluar. 80 vjeçarja u zhvendos për hir të dashurisë nga Britani drej Egjiptit. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet sapo ndjekësit u njiohën me çiftin dhe po ashtu nuk kanë munguar as ftesat për intervista.

Në intervistën e fundit që çifti u shfaq në Kajro, Mohamed shpërtheu me zemërim ndaj atyre që e kritikojnë, duke mbrojtur marrëdhënien e tyre dhe duke i thënë kujtdo që dyshon në dashurinë e tij për Irisin ‘të shkojë në ferr’.

Kur u pyet se pse ai është aq i vendosur  të martohet me Iris, Mohammed vendosi të injorojë pyetjen, duke sqaruar se është vërtet i dashuruar me Iris.

Mohammed vazhdoi: “Dashuria nuk njeh ndonjë ndryshim midis moshës, apo vendeve që është jeta jonë, Iris më zgjodhi mua dhe unë Iris”.

Marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV This Morning për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale.

Çifti bashkëjeton por akoma nuk ka lidhur kurorë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here