Standard.al

Borchardt largohet nga OSBE, ambasadori i urryer nga qytetarët që u bë palë me qeverinë

0

Do te mbahet mend gjate per gishtin qe i tregoi qytetarëve të cilët bërtisnin “Rama ik”! Shume mendonin se ai do te jepte dorheqjen, shumë te tjere se opozita duhej te shkruante nje raport kunder tij ne menyre qe te largohej dhe dikush tjeter ta zevendesonte, por asnjera nga keto nuk ndodhi. Vetëm Presidenti Meta mori një masë ndaj tij për sjellje e padenjë, duke e shpallur “non grata” në Presidencë.

Por ditet kaluan dhe pa dhene dorëheqje, Borchard vazhdoi punën i qetë duke vepruar  e folur gjithnjë në krah të pushtetit. Bernd Borchardt largohet përfundimisht nga Shqipëria vetëm në përfundim të mandatit. Në postin e drejtimit të zyrës së OSBE-së në Tiranë do ta zëvendësojë Vicenzo Del Monaco, do të marrë drejtimin e zyrës e OSBE-së në Shqipëri.Ai zëvendëson në këtë post, gjermanin Bernd Borchardt, misioni të cilit u kritikua nga opozita për njëanshmëri.“Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”, shkruan misioni italian në OSBE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.