Befason zëvendëskryeministri kosovar: Avdullah Hoti edhe bukën e merr me vete, preferon sanduiçët

0
111

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj ka befasuar me disa deklarata që ka bërë mbrëmë në lidhje me sjelljen e tij zyrtare ndaj vartesve, po ashtu dhe kryetarit te qeverise, Avdullah Hoti. Ai pohoi se zyrtar i lartë i shtetit ka edhe shofer, edhe sigurim, por kishte preferuar qe te shkonte ne emision vetem.

Erdha vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika ashtu”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, është guxim për ata që sot vendosin të hyjne në politikë, sepse është terren i ashpër dhe i sikletshem.

Kjo skenë mund të ndryshojë me angazhim të njerëzve të mirë në politikë. E kemi zor të ndryshojmë këtë mentalitet. Në e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe hanë në zyre”, ka thënë Selmanaj. Nërkaq i pyetur se çfarë ushqimi hanë shefi i qeverisë kur e merr nga shtëpia, ai ka përmendur sanduiçët.

“Nuk han nëpër restorante, bile nganjëherë në zyre me lut edhe mua”, ka thënë Selmanaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here