Azerbajxhani nuk zmbrapset: Do luftojmë derisa Armenia të largohet nga territori ynë

0
147

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, është zotuar se vendi i tij do të luftojë deri sa forcat armene të largohen nga rajoni i Nago-Karabakut.

“Ne kemi vetëm një kusht, forcat e armatosura armene duhet të largohen pa kushte, dhe menjëherë të lënë territorin tonë,” tha Aliyev.

Më shumë se 100 vdekje janë raportuar në luftimet më të rënda në vite mbi rajonin e Nago-Karabakut, shkruan BBC.

Kjo zonë njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë.

Të dy ish-republikat Sovjetike zhvilluan një luftë në 1988-1994 mbi territorin.

Megjithëse Armenia mbështet republikën e vetdeklaruar, ajo kurrë nuk e ka njohur zyrtarisht atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here