Standard.al

Ambasadori i Belgjikës, Sh.T.Z Frederic Meurice i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

0

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Sh.T.Z Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

“Jam i bindur, – tha Presidenti Meta, “që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Beligjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.