Standard.al

Alarmi për ”bombë”, panik tek njerëzit! Testimi i Policisë ngre në këmbë Rinasin

0

Një testim i Policisë së Shtetit mbi sistemin e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit ka shkaktuar panik te stafi dhe pasagjerët. Fillimisht u raportua për alarm për bombë por më pas u mësua se ishte thjesht një testim i Policisë.

Menjëherë ka ardhur njoftimi nga Autoritetet e Aviacionit Civil se nuk bëhet fjalë për lëndë shpërthyese por e gjitha ka qenë në kuadër të stërvitjes.

Sipas tyre situata është stimuluar dhe se kjo procedurë testimi është kryer disa herë nga AAC, për t’u paraprirë rasteve të ngjashme. Pas përfundimit të testit, puna në aeroport do të rifillojë normalisht.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.