11 mendime që do t’ju ndihmojnë për motivimin tuaj të përditshëm

0
113

Të menduarit të paktën një mendim pozitiv çdo ditë mund të ketë përfitime të konsiderueshme për ju.

Disa studime shkencore sugjerojnë se të menduarit pozitivisht mund të zvogëlojë rreziqet shëndetësore, si depresioni, hipertensioni dhe një sërë çrregullimesh të tjera të lidhura me stresin.

Kjo tingëllon mahnitëse, por çfarë do të thotë në të vërtetë të mendosh pozitivisht?!
Le të jemi të sinqertë, të qenit në një mjedis negativ është një mënyrë e sigurt për të hequr motivimin tuaj dhe për t’ju lënë të paaftë të performoni në nivelet që  mundeni.

Por, si ta mbani veten pozitiv në një botë që duket e prirur për t’ju ulur?

Epo, me rutinën e duhur të mendimeve pozitive mund të siguroheni që të zgjoheni çdo ditë duke u ndjerë i motivuar dhe duke pritur gjithçka që jeta duhet të sjellë për ju.

Këtu janë disa këshilla si të filloni të mendoni pozitivisht çdo ditë.

1. Jini mirënjohës që u zgjuat këtë mëngjes

Le ta pranojmë! Ju u zgjuat këtë mëngjes, por disa njerëz jo. Mos e mendoni këtë si një përrallë depresionuese por për t’i kujtuar vetes se keni fituar dhuratën më të madhe që jeta ka për të ofruar: Ju jeni gjallë! Merrni frymë thellë, shikoni jashtë dritares tuaj dhe mrekullohuni me botën përreth jush.

2. Ju nuk keni pse të dëgjoni urrejtësit

Nuk ka dyshim që disa njerëz janë individë me të vërtetë të aftë të shkatërrojnë ditën tuaj. Epo, ne do t’ju themi se nuk munden!  Jo, nëse nuk i lejoni.

Injoroni urrejtësit . Kujtojini vetes që jeni mbi ta dhe asgjë që ata thonë nuk do t’ju rrëzojë.

3. Mos e krahasoni veten me të tjerët

Është e lehtë të thuash, “Mos e krahasoni veten me askënd tjetër”, por në fund të ditës, të gjithë kemi mendime ziliqare kur shohim dikë që ne na duket më i suksesshëm se sa ne jemi.

Por mendoni për këtë, a janë ata vërtet më të mirë se ju dhe edhe nëse janë, a ka rëndësi?  Duke kaluar kohë me të qenit xheloz, ju po humbni kohë në mendime negative që mund ta shpenzoni duke bërë diçka që ju bën të lumtur.

4. Ju duhet të merrni një shans

Është e lehtë të largohesh nga diçka që ka rrezik të lartë nga frika se mos e etiketoni veten humbës.

E keni vërejtur ndonjëherë që kjo rrugë ju bën të ndiheni më keq sesa nëse thjeshtë do të kishit rrezikuar në radhë të parë? Ne e dimë që refuzimi ju bën të ndiheni keq dhe dështimi mund të peshojë shumë, por keqardhja është një emocion shumë më i fortë me kalimin e kohës.

Mos hezitoni nëse keni mundësi. Shkoni dhe tregojini vetes se nëse dështoni, nuk është ndonjë punë e madhe. Të paktën ti u përpoqe!!

5. Pranoni që gjërat mbarojnë

Edhe gjërat më të mira në jetë përfundojnë, prandaj mos u shqetësoni për to. Mos u shqetësoni për mënyrën se si do të mbarojë koha e mirë, thjesht shijojeni aq sa zgjat. Dhe kur të përfundojë, jini të lumtur duke ditur se diçka tjetër po aq e mirë do të vijë gjithashtu.

6. Mos i gjykoni të tjerët

Sipas ‘Lifehack’ kjo lidhet me pikën numër 2 më lart – nuk do t’ju pëlqejë nëse të tjerët ju gjykojnë, prandaj mos i gjykoni ata.

7. Mos bëni gjëra për të tjerët që ju bëjnë të palumtur ju

Të gjithë duam të bëjmë të lumtur njerëzit e tjerë, apo jo? Por çfarë nëse gjërat që njerëzit e tjerë dëshirojnë të bëjmë na bëjnë të palumtur?

Nëse jeni duke bërë diçka vetëm për kënaqësinë e të tjerëve, mos e bëni. Ndaloje tani!! Lumturia dhe koha juaj nuk duhet të sakrifikohen kurrë për kënaqësinë e dikujt tjetër. Ju nuk do të jeni në gjendje  të mendoni pozitivisht çdo ditë nëse në radhë të parë jeni të pakënaqur.

8. Nuk ju pëlqen puna juaj? Lëreni.

Mirë, kjo është pak dramatike, por asgjë nuk është më e sigurt për të ulur nivelet e lumturisë tuaj më shpejt sesa një punë që ju e urreni .

Asgjë nuk promovon mendime pozitive më shumë sesa një plan që heq diçka negative nga jeta juaj.

Filloni thjesht duke kursyer të ardhura për të bërë ndryshimin dhe duke qarkulluar CV-në tuaj. Hapi i parë mund të duket i vështirë, por ndjesia e lehtësimit që do të japë do të përmirësojë jetën tuaj.

9. Merrni kontrollin e mëngjeseve tuaja

Fillimi i ditës zakonisht është tregues se si do të shkojë pjesa tjetër e saj. Të ngrihesh në një gjendje paniku është një mënyrë shumë efikase për të filluar një spirale emocionale negative. Zgjohuni herët dhe jepini vetes kohë për t’u përgatitur për ditën.

10. Përqendrohuni në gjërat e mira në jetën tuaj, pak rëndësi sa të vogla janë ato
Do të keni pengesa gjatë ditës. Gjërat në përgjithësi nuk funksionojnë në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës. Qëllimi është që kur hasni një sfidë, mos u ndaloni në të por zgjidhni të përqendroheni në gjërat pozitive që mund të gjeni pa marrë parasysh sa të vogla mund të duken.

Nëse ngecni në një bllokim trafiku, mos u shqetësoni se po vonoheni . Merrni pozitivitet në faktin se keni kohë për të dëgjuar edhe njëherë këngën tuaj të preferuar.  Përqendrimi në gjërat e mira është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar një  vrull pozitiv në jetën tuaj.

11. Shikoni anën qesharake

Edhe situatat e errëta mund të kenë një anë humoristike nëse i shikoni në mënyrën e duhur. Kur jeni në një situatë të errët, kujtojini vetes se ajo që po ju ndodh ndoshta do të krijojë një histori të shkëlqyer në të ardhmen dhe madje mund të kalojë si një shaka. Shikoni për anën qesharake dhe qeshni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here