Ultimatumi nga Gjermania për Reformën Zgjedhore, Wadephul: Kthehuni urgjent në konsensusin e 5 qershorit në Këshillin Politik

0
125
Nënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johan Wadephul është treguar mjaft i ashpër dhe i prerë në lidhje me zhvillimet politike në Shqipëri.

Ai ka kërkuar në mënyrë urgjente që Edi Rama të ulet në konsensus me opozitën dhe të diskutojnë në Këshilli Politik, ka thënë Wadephul në një deklaratë për Dojçe Velle.

Wadephul është shprehur se Rama dhe mazhoranca e tij duhet ti japin mundësi ODIHR-ti që të japë mendimet e kërkuara.

Deklarata e  në lidhje me reformën zgjedhore:

‘Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit.  Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut.

 Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi në konsensus në Këshillin Politik.  Dhe i jepni ODIHR mundësinë për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshillin Politik.

Vetëm kur ODIHR të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODIHR, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here