SPAK nis hetimet ndaj Veliajt dhe Maznikut për Teatrin Kombëtar

0
112

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur sot hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku për vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Burime të Ora News kanë pohuar se SPAK ka nisur hetimet pas një padije të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit më 6 maj. ATM paditi Veliajn dhe Maznikun për “shpërdorim detyre, korrupsion të zyrtarëve që kryejne funksion publik, kryer në bashkëpunim” në lidhje me projektin e Teatrit Kombëtar.

Kjo padi ishte bërë para se qeveria të vendoste kalimin e pronësisë së truallit të Teatrit tek Bashkia, më 8 maj dhe para vendimeve të paligjshme të Këshillit Bashkiak të 14 majit, për të shembur teatrin.

Për këto të fundit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë procedurat e votimit në Këshillin Bashkiak të vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo akuzoi Bashkinë Tiranë dhe këshilltarët se kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë vendosur prishjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here