Shpërthen Vasili: Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike, t´i largojmë këta vandalë…

0
120

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI, ka reaguar lidhur me situatën ekonomike në vend, ndërsa shkruan se ekonomia po shkon drejt shkatërrimit total për shkak të rilindjes.

“70% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë me humbje.

FMN deklaron se rënia ekonomike është 7.5% dhe akoma më keq se parashikimi që renia do të ishte 5%.

Borxhi i deklaruar mbi 80%, ndërsa borxhi real është mbi 94%”, shkruan Vasili.

Sipas tij, PPP po i japin goditjen e fundi vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.

“Këto fakte tragjike për ekonominë flasin vetë. Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike.

Asnje hap prapa për të larguar këta vandale dhe armiq të këtij populli”, shkruan Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here