Rama s’është shalqi me provë, por kungull! Në 7 vjet e nisi me premtime, tani po e mbyll me mashtrime…

0
110

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar për akuzat që kryeministri Rama ka adresuar ndaj opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha, të cilët i ka quajtur si “shalqi me provë, të pangrënshëm”.

Por për demokratin, Edi Rama “nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se Rama në 7 vjet e nisi me premtime, por e mbylli me mashtrime.

“Shqiptarët s’kanë ç’presin më. Rama nuk është shalqi me provë, por kungull që si hyri doli.

Faktet janë këto: Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime.

Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet!

Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot. Mendoni që është aq kungull sa mendon se me premtime e mashtrime shpreson ta shtyjë ende.

Koha e qeverisjes së kungujve ka mbaruar. Le të shkojnë të rriten në serat e Surrelit. Shqiptarët duan ndryshim!”, shkruan ish-deputeti i PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here