Standard.al

Paralajmërimi i Bashës: Kush bëhet palë me qeverinë në vjedhje, do të mbajë përgjegjësi!

0

Ajo që thotë FMN është ajo që ndjen çdo shqiptar. Ekonomia është në pikiatë, varfëria po shtohet ndërsa përgjigjia e qeverisë është të ndajë më shumë lekë të taksapaguesve shqiptarë për një grusht klientësh të saj. Kjo duhet të marrë fund menjëherë, këto 6 muaj që u kanë mbetur.

Ndërsa sipërmarrësve të cilët joshen apo detyrohen në forma të ndryshme të bëhen pjesë e konkurimeve fallco dhe kontratave korruptive dua t’u drejtoj edhe një herë një paralajmërim të qartë.

Natyrisht përgjegjësia për këtë është e qeverisë, por edhe ju jeni përgjegjës, nëse bëheni pjesë e një skeme ku lekët që duhet të shkojnë për shëndetësinë, që duhet të shkojnë për arsimin, për familjet në nevojë ekonomike, që duhet të shkojnë për të papunët që kanë humbur vendin e punës, që duhet të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël, për ta shpëtuar ekonominë nga kolapsi, përfundojnë përmes dorës tuaj, në xhepat e qevritarëve të korruptuar, edhe ju do të mbani përgjegjësi. Por kjo i takon 25 prillit e tutje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.