Standard.al

Numri i pakët i testimeve, ministrja i shmanget përgjegjësive: Nuk e vendosim ne!

0

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj akuzave të opozitës për numrin e ulët të testimeve. Manastirliu tha në emisionin OPEN në Top Channel se vendi ynë duhet të krahasohet me veten dhe jo me shtetet e huaja.

Sipas saj ka patur rritje të vazhdueshme të testimeve, ndërsa insistoi se vendimin për testimet e marrin ekspertët dhe jo qeveria.

“Numri i testimeve nuk është një numër që vendoset nga qeveria, por një strategji që miratohet nga një ekip ekspertësh. Testimi nuk është një qëllim në vetvetë. Opozita e ka shumë qef krahasimin, është krahasur me Gjermaninë dhe ka dalë e dyta. Të krahasohemi me veten tonë, sa testime bënim në qershor dhe sa në shtator.”, tha Manastirliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.