Standard.al

Një mandat të tretë për Ramën? Irena Beqiraj: Ai që tani është në gjumë letargjik

0

E ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, përballë gazetarit Adi Krasta ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka folur edhe për se çfarë mund të ndodhë nëse Edi Rama merr një mandat të tretë.

Nëse ndodh të marrë një mandat të 3-të, do të thotë se ai nuk do të ndahet mirë me politikën.

Në fakt gati që në fillim të mandatit të dytë, Rama është në një gjumë letargjik. Rama nuk është duke qeverisur më, por sillet si një njeri që zgjidh konflikte.

Duket se Rama merret vetëm me kriza dhe nuk merret fare me qeverisje. Nëse do të fitojë një mandat të tretë, mendoj se do të ishte shumë e lodhshme dhe nuk do të kishte një ndarje të mirë mes tij dhe politikës’, tha Beqiraj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.