Krasta e thotë hapur: Qeveria ka tentuar ta blejë me para kesh, njërën nga 3 faqet kritike në FB

0
120

Gazetari dhe drejtuesi i ‘A Show’ në SYRI TV, Adi Krasta ka bërë një denoncim të bujshëm.

Gjatë një bisede me analistin nga Kosova, Rron Gjinovci, Krasta është shprehur se qeveria shqiptare ka tentuar të blejë me para kesh njërën nga 3 faqet kritike që janë në Facebook.

‘Njërën nga tre faqet kritikë në Facebook, JOQ, Brryli Brodway dhe Lolita, qeveria, njerëz pranë qeverisë shqiptare kanë tentuar ta blejnë me para kesh, para në dorë. Kjo për të ulur kritikat dhe memet.

Duket se tani propaganda nuk është më tek mediat tradicionale dhe ata online, por ka kaluar edhe në rrjetet sociale, duke dashur të blejnë edhe kritikat’, është shprehur Krasta.

Ndërkohë duke e vijuar këtë debat, Gjinovci është shprehur se në Shqipëri fatkeqësisht është duke qeverisur oligarkia.

‘Fatkeqësisht Shqipëria është duke u qeverisur nga oligarkët. E dini ju që në Fier është duke u bërë një protestë nga naftëtarët për rrogat e tyre. Dhe mediat nuk i kanë dhënë hapësirë kësaj proteste, kjo do të thotë se kontrollohen nga pushteti dhe oligarkët’, tha Rron Gjinovci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here