Koduzi i përgjigjet Manastirliut: Plani i Bashës për përballimin e krizës së pandemisë është konkret dhe serioz

0
97

Eksperti i Shëndetësisë në PD,Gazment Koduzi ka replikuar së fundmi me Ministren e Shëndetësisë, Manastirliu pasi kjo e fundit iu përgjigj Bashës për menaxhimin e pandemisë nga qeveria. Koduzi thotë se Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë pasi qeveria e ka kthyer mashtrimin ndaj qytetarëve në mjet kryesor komunikimi, dhe ministrja është kampione në këtë fushë.

STATUSI I GAZMENT KODUZI

Eksperti i shëndetësisë, Gazment Koduzi i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet pse ministrja e Shëndetësisë gënjen. Plani i prezantuar nga Basha, konkret

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

? Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

? Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.

? Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID.  Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.

? Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat  pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here