Hapja e shkollave ka rezultuar një katastrofë/ Basha: Të sigurohen falas pajisjet mbrojtëse për mësuesit dhe nxënësit

0
97

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar planin me pesë pikë për rimëkëmbjen e vendit të prekur nga Covid-19.

Dy nga pikat kryesore që përmendi kryedemorkati Basha janë siguria që fëmijët të arsimohen të sigurt dhe të mbështetën të gjithë shqiptarët që kanë humbur vendin e punës.

Sipas Bashës, pajisjet për mbrojtjen e nxënësve dhe mësuesve të sigurohen falas.

“Hapja e shkollave ka rezultuar një katastrofë. Objektivi kryesor duhet të jetë që fëmijët dhe mësuesit të jenë të sigurt, duke siguruar kushtet sanitare, dezinfektimin e shkollave dhe të sigurohen maskat dhe dezifektantet.

Është urgjente që këto kostot të mbarten nga shteti. Duhet të sigurohen pajisjet mbrojtëse falas. Duhet të ketë ujë të rrjedhshëm në gjithë shkollat”, tha Basha.

Ndërsa për të gjitha ata që kanë humbur vendin e punës duhet të marrin një çek prej 16 mije lekë për gjashtë muaj.

Pika e dytë e planit

“Fëmijët tanë të arsimohen të sigurt: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurt, duke:

a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.

b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Pika e tretë e planit

Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej gjashtë muajsh.

b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej gjashtë muaj.

c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për gjashtë muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here