Blendi Salaj: Është koha për rrotacion, përse na duhet ky pushtet kur te njerëzit nuk ka gëzim

0
121

Në lidhje skype me emisionin ‘A-Show’ në Syri Tv me gazetarin Adi Krasta, Blendi Salaj, producent në A2CNN, foli fillimisht për atë që quhet lajm i fundit i kësaj dite, por që është edhe lajmi kryesor në një sistem që duhet të ishte demokratik; kallëzimin që PD po përgatit ndaj ministrit të Brendshëm Lleshaj.

‘Do ta lidh pak më atë pjesën e parë me debatin presidencial që po zhvillohet në Amerikë.

Nuk më bën çudi çfarë po ndodh atje, nuk është çudi as ajo çfarë po ndodh këtu.

Nuk di të them më shumë lidhur mbi kallëzimin e PD-së.

Nëse PD shkon të kallëzojë, këtë e kanë bërë shumë herë të gjitha palët sa herë kanë qenë në opozitë.

Në Shqipëri ka një gropë septike kallëzimesh, dhe këtu gjërat nuk lëvizin.

Ne flasim, grijmë sallatë dhe gjërat nuk ndryshojnë.

Me thënë të drejtën ma heqin trurin.’

Salaj komentoi ndërkohë edhe atë çfarë mund ti japë më shumë kjo maxhorancë qytetarëve.

‘Tani është shumë vonë për t’u parë kjo maxhorancë.

Janë boll 7 vite. Kjo është ta pish të gjithë fuçinë e rakisë.

Unë nuk pres të ndodhë ndonjë gjë që mund të na çudisë.

Në mos për këto muaj, do ishte po kaq e mërzitshme edhe vazhdimi i kësaj maxhorance.

Gezimi te njerëzit ka humbur.

Përse na duhet ky pushtet, nëse nuk frymëzon

Ndoshta është koha për rrotacion.

Për gazetarin të qenit në opozitë është një thirrje.

Thirrja e gazetarit është të jesh kritik ndaj qeverisë.

Qeveria ka pushtetin dhe ajo është synimi i parë një gazetari

Është një situatë që kërkon një zgjidhje.

Shikojmë njerëz që kanë një barrë me shkollë dhe nuk gjejnë dot një punë se nuk kanë rrethin e duhur, nuk kanë mbiemrin e duhur.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here