Standard.al

Beqiraj: PPP-të bisturi në duart e diletantëve! Ka gra partiake që në mungesë të argumentit të hanë në mëngjes

0

E ftuar në një intervistë tet a tet në A-Show me gazetarin Adi Krasta,  ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka komentuar fillimisht një mundësi që Rama të fitojë një mandat të tretë duke e cilësuar si në dëm të tij dhe të mërzitshëm.

‘Pushteti duhet të jetë në duart e një njeriu të mençur për një kohë të kufizuar ndryshe bëhet i mërzitshëm.

Të jesh pjesë e kryeministrisë humbet lumturinë,

Një mandat i tretë do të jetë në dëm të Ramës.

Mandati i tretë do të jetë i lodhshem, i mërzitshëm, nuk do të jetë i frytshëm për të në pushtet.

Një identikit i grave do ishte ai i partiakeve që dalin me flamur të cilat do i përshkruaj si demagoge, arriviste dhe shumë të dashuruara me pushtetin që në mungesë të argumentit, të hanë në mëngjes.

Ka pastaj një kategori që janë gra të mençura, që janë aty, por nuk është u dhënë mundësia.

Beqiraj foli edhe për PPP-të dhe koston e tyre në ekonominë e vendit.

‘PPP-të nuk janë gjë tjetër vetëm një bisturi, dhe imagino sikur të jenë në dorën e një dilenatanti dhe jo të një kirurgu, mendo se çfarë do të ndodhë.

Administratë jonë është e paaftë të bëjë fizibilitete. Ne nuk kemi institute që ta bëjnë këtë punë.

PPP e miratuara nga qeveria janë një bisturi që ua ka lënë në dorë diletantëve, dhe u ka thënë tani ‘operojeni ekonominë’.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.