Standard.al

Basha: Propozimet e PD po i paraqesin si të tyre, Rama të kërkonte falje për shëndetësinë…

0

Në bashkëbisedimin me gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama sa i takon rritjes së pagave në shëndetësi si edhe masat lehtësuese për pandeminë. Basha tha se qeveria ‘po lan’ duart dhe se është dorëzuar para pandemisë.

“Zotimi ynë për pagën e mjekut është pjesë e programit dhe ka të bëjë me realitetin pas 25 prillit. Propozimet e kryeministrit tregojnë dy gjëra: për shtatë vite ka drejtuar në rrugën e gabuar dhe tani që po vjen fundi, po marrin propozimet  e PD dhe po i paraqesin si të tyre. Duhet të kërkojnë ndjesë që e lanë shëndetësinë deri në këtë pikë. Rritja 40% nuk është ajo që meriton personeli shëndetësor. I  qëndrojmë vizionit tonë  1200 euro pagë për mjekët dhe  700 euro për infermierët.

C’ bën qeveria tani? Qeveria i jep vetëdeklaramin nxënëseve dhe mësuesve dhe ‘lan duart’ nga masat në shkolla, në vend të marrë masa që cdo biznes i afektuar të ketë mbështetje iu thotë ku ‘rafshi mos u vrafsh’i është një përqasje e papaërgjgjeshme një lëshimin e  situatës pa duar.

Problemi me Shqipërinë në të gjithë aspektet, është se nuk ka fare menaxhim. Pjesë e kësaj është edhe ‘larja e duarve’ e masat që propozohen pa asnjë konsideratë.  Sot bëhet si një dorëzim defacto i qeverisë para situatës.” u shpreh Basha

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.