Standard.al

“600 mijë lekë për të prekurit me COVID që s’janë të shtruar në spital”/ Propozimi i Bashës…

0

Lulzim Basha, kryetar i PD, ndërsa prezantoi planin e rimëkëmbjes me pesë hapa kundër krizës së pandemisë, siguroi mbështetje dhe përgatitje të sistemit shëndetësor, në rast të një shpërthimi tjetër të COVID-19.

“Përgjigja që ne do t’i jepnim situatës nëse sot do të ishim në drejtimin e vendit dhe është oferta që i bëjmë qeverisë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën dhe në tërësi sigurisë së shqiptarëve.

Plani përbëhet nga këto drejtime, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, për një valë të dytë i cili është hartuar nga specialistët më të mirë. Një plan i detajuar, rritje të numrit të testimeve, 2500 testime në ditë.

Çdo i sëmurë me COVID , që nuk shtrohet, ka një kosto minimale 600 mijë lekësh për trajtimin, duhet rimbursim. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për personelin dhe të kapaciteteve spitalore.

Pika tjetër është me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.