PPE: Zgjedhje e lira janë kusht për në BE! Të zbatohet reforma zgjedhore sipas 5 qershorit

0
104

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është paralajmërimi i fortë i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian. PPE gjithashtu apelon që, reforma zgjedhore e 5 qershorit të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndryshimet e njëanëshme, kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”,- thuhet në deklaratën e PPE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here