Postoblloqe për të luftuar krimin, Hajdarmataj: Mungesë inteligjence policore, ka ndikim politik

0
103

Prej disa javësh vendi po përjeton krime të frikshme, çdo ditë vërshojnë plumbat edhe nën sytë e forcave speciale të Policisë së Shtetit.

Sipas Sindikatës së Policisë, uniformat blu po përballen me raste kriminale që nxjerr në pah grupe të organizuara dhe sipas tyre postblloqet nuk kanë mundësi që të shmangin këto raste.

Arben Hajdarmataj, ish-drejtuesi i Policisë, thotë se Policia e Shtetit nuk ka qenë në nivelin e duhur. “Unë mendoj që Policia e shtetit shqiptar aktualisht në kohën që ne po kalojmë është diçka e frustruar sa i përket vendimeve që merr. Ka ndikim shumë të madh politika mbi Policinë e Shtetit”,- tha Hajdarmataj.

Sipas tij, drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo ministri i Brendshëm kanë më tepër sensin militar sesa inteligjencën policore. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit theksoi për të disatën herë se ndikim politik në punën e Policisë po e bën të vështirë efikasitetin e operacioneve policore dhe rezultateve të mira sa i përket ndalimit të veprimtarive kriminale.

“Kjo (ngritja e postblloqeve) ndodhi për shkak se situata kriminale këto javët e fundit doli jashtë kontrollit dhe thjesht për ta mediatizuar dhe për t’i treguar opinionit publik që ne po bëjmë një punë ka ngritur dhe këtë lloj taktike policore, postblloqe vend e pa vend që unë siç e shpjegova nuk jam kundra parimisht por taktikisht nuk më duket se ka ndonjë efekt aq të madh”,-tha ai për ”euronews”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here