Standard.al

Panariti: Ja çfarë duhet shtuar në protokollin anticovid, të çerdheve, kopshteve dhe shkollave

0

Ish-ministri Edmond Panariti në një mesazh në Facebook, shprehet se shumica e infektimeve nga covid-19 nuk ndodhin nga sipërfaqja e objekteve, por nga ajri. Ish-ministri thotë se në protokollin e masave anticovid në klasa, auditore dhe dhoma duhet të bëhet e detyrueshme ajrosja e tyre çdo gjysmë ore.

“Si ti bëjmë më të sigurt fëmijët, nxënësit dhe studentët? Për fat të keq studimet më të fundit tregojnë se përhapja e virusit nëpërmjet aerosoleve (biseda, kollitje, tështitje) është edhe më e madhe se sa besohej.
Por lajmi i mirë është se përhapja e virusit nëpërmjet kontaktit të sipërfaqeve të ndotura është më e pakët nga sa besohej. Prandaj në protokollin e masave anticovid në klasa, auditore dhe dhoma duhet të bëhet e detyrueshme ajrosja e tyre çdo gjysëm ore.. Hapja e dritareve dhe përdorimi i ventilatorëve për qarkullimin e ajrit do ta përshpejtonte proçesin. Por kujdes! Ajrimi duhet të bëhet në ambjente bosh.
Sepse lëvizja dhe qarkullimi i ajrit në ambiente me fëmijë, nxënës dhe studentë brënda mund të jetë e rrezikëshme. Qarkullimi sa më i shpeshtë i ajrit të ndenjur dhe zëvendësimi me ajër të freskët, në mjedise të mbyllura ul shumë mundësinë e infektimit”,- shprehet Edmond Panariti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.