Një tjetër deputet i PS infektohet me Covid-19

0
93

Deputeti i Partisë Socialiste në Elbasan, Florenc Spaho ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

‘Abcnews’ raporton se deputeti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar së bashku me familjen në shtëpi.

Spaho, i cili në profesion është doktor, në muajin mars është shprehur se do ndihmojë kolegët e tij në spitale që ti bëjnë ballë virusit.

Ndërkohë numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 13153, ndërsa ai i viktimave në 375. Në qytetin e Elbasanit janë 309 raste aktive ndërsa vendin e parë e mban kryeqyteti, Tirana me 2658.

hqdefault

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here