Standard.al

Naftëtarët e Ballshit në grevë urie pas shumë protestash dhe premtimesh boshe nga qeveria

0

Paraditen e kësaj të hëne, naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, janë detyruar të marrin vendimin për t’u futur në grevë urie, pas shumë protestash dhe premtimesh nga ana e qeverisë.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, shprehet para mediave se prej një viti naftëtarët janë në rrugë.

“Prej gati një viti, naftëtarët janë në rrugë, në kushte shumë të vështira ekonomike. Para pak kohësh ne kemi pasur një grevë urie dhe menduam se arritëm një zgjidhje. Megjithatë, në këtë moment që ne flasim jemi totalisht të humbur sepse nëse ky privat vjen, menaxhon rafinerinë dhe largohet duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie, atëherë kujt duhet t’i drejtohemi ne? Ata thonë se është përgjegjësi e privatit me privatin. Ne kemi kërkuar një gjë farë te thjeshtë. Ministrja duhet të priste një përfaqësi nga naftëtarët. Familjet e naftëtarëve nuk ushqehen me fjalë boshe. A ndjen përgjegjësi për qytetarët e vetë ky shtet”, u shpreh Dautaj, i cili ishte i pari që u fut në këtë grevë urie.

Të gjithë punëtorët e rafinerisë, përfshi edhe gratë, janë shprehur të gatshme të futen në grevë urie për të drejtat e tyre, pagat e pamarra dhe rifillimin e punës. Ata janë shprehur se nëse nuk u jepet zgjidhje kërkesat e tyre ekonomike, ato do të dalin vetëm të vdekur nga greva e urisë./ A2/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.