Standard.al

Klea Huta dhe Elgit Doda tregojnë se si lindi dashuria mes tyre…

0

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashur nga publiku. Ata tashmë janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.

Mirëpo, publiku gjithmonë ka qenë kurioz të dijë se si ka lindur dashuria mes tyre.
Këtë kureshtje e ka shuar producenti Ardit Gjebrea me pyetjen e tij. Edhe përgjigja nga Elgiti nuk ka nguruar të jepet lirshëm.

“Ka qenë kënga e Këngës Magjike me Alar Band. Klean e kam njohur që në Akademinë e Arteve, por e kisha humbur mundësinë për ta takuar dhe ishin çunat e Alar Bend që thanë do bëjmë këngë me Klea Hutën dhe thash tak erdhi dita”, tha ai.

Ndërkohë Klea nga ana e saj u shpreh se gjëja që ka pëlqyer më shumë te bashkëshorti i saj janë tatuazhet.

“Gjëja që më pëlqen më shumë tek Elgiti, përveç se ka tipin sportiv që unë vdes tek meshkujt, tani nuk vdes më domethënë, kam vdekur dikur se tani kam një burrë, tatuazhet i kam pasur fiksim tek Giti”, tha bukuroshja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.