Gjekmarkaj ja plas Çupit: Ke qenë shërbëtor gjatë gjithë jetës dhe i paguar nga partitë

0
117

Një tjetër debat I ashpër u bë mes analistëve Frrok Çupi dhe Agron Gjekmarkaj në Open në Top Channel. Debati nisi teksa u fol për partitë, a duhen të jenë ato të hapura apo të mbyllura. Debati nisi kur Frrok Çupi tha se partitë politike janë të liga.

Pjesë nga debati:

Çupi: Partitë janë të liga. Ato nuk duhet të ushtrojnë presion mbi publikun. Nuk ka rëndësi nëse partia është e mbyllur apo e hapur.

Gjekmarkaj: Nuk ka logjikë në frazat e zotit Çupi.

Çupi: Ty të ka ndikuar partia. Ndjek logjikën e partisë.

Gjekmarkaj: Nuk e dini çfarë flisni zotëri.

Çupi: Nuk jam zotëri. Mos fol si kamarier. Partia jotë është e ligë.

Gjekmarkaj: Ti flet broçkulla. Ke qenë shërbëtor gjatë gjithë jetës dhe je i paguar për të thënë këto.  Unë skam qenë kurrë pjesë e partisë, ti ke qenë tek të gjitha.

Çupi: Të kam mësuar.

Gjekmarkaj: Nuk i ke ato kapacitete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here