E quajti djalin Lucifer, Egla Harxhi: Si reagoi zonja e gjendjes civile në Paris…

0
140

Egla Harxhi ka disa kohë që është në qendër të mediave për shkak të lidhjes së saj poligame me fotografin francez, Alexander dhe një modele tjetër, lidhje kjo që ka qenë shumë e diskutuar dhe që mori fund papritur.

Mirëpo, debate të mëdha shkaktoi edhe sjellja në jetë e një djali, të cilin Egla e pagëzoi me emrin Lucifer.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka sqaruar disa detaje lidhur me këtë çështje. Duke treguar edhe disa të fshehta si për shembull kur u përball për herë të parë në gjendjen civile me zonjën që i regjistroi emrin.

“Unë jam pro çdo gjëje që njeriu e bën me dëshirën e vet. Unë mendoj një gjë siç po e bën ti në shtëpinë tënde se çfarë dëshirash ke ti në aspektin personal nuk i takojnë askujt.

Ne jetojmë në një shoqëri ku çdo gjë që ti bën përcaktohet nga dëshirat e komunitetit ku jetojmë”, tha Egla.

“Reagimet ishin shokuese që nga ajo gruaja që regjistroi emrin në gjendje civile në Paris.

Për mua ishte shumë i rëndësishëm që ai të kishte këtë emër edhe për të atij.

Sepse ne jetojmë në një kohë shumë të errët. Në të njëjtën kohë jetojmë në një kohë ku na janë thënë shumë gënjeshtra.

Lucifer duhet të sinjifikonte sjelljen e dritës. Ne si prindër kur e morëm këtë vendim, që të ishte i pazakontë. Edhe ka qenë shumë e rëndësishme që të quhej kështu.

Ajo zonja më tha që nuk mund t’ja vëmë fëmijës një emër të tillë. Ju lejoni Muhamed, I thash se ajo ishte arabe dhe unë kam shumë qejf ta ngacmojë”, shtoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here