Standard.al

Deklarata e PPE, Caka: BE nuk na pranon me modelin e Edi Ramës

0

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar për deklaratën e PPE kundër ndryshimeve kushtetuese të realizuara nga Partia Socialiste.

“Partitë Popullore Europiane kundërshtojnë ndryshimet e njëanshme rilindase të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Ato na kujtojnë edhe një herë se një nga kushtet për t’u pranuar në Europë, është hartimi i një Reforme Zgjedhore konsensuale dhe të gjithëpranuar. Rrugë tjetër nuk ka!  Ndryshimet e bëra më 30 korrik 2020 dhe modeli i listave të propozuara nga Rama, ku mund të zgjidhet deputet edhe 1 person i urryer nga qytetarët, por mjafton t’i pëlqejë Edi Ramës, na largojnë nga Europa. Qytetarët do t’a refuzojnë këtë mohues të parimeve europiane; qytetarët do të zgjedhin Europën!”,- deklaron Silva Caka në një postim në Facebook.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.