Ambasadorja Kadare drejton seancën plenare gjatë debatit të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

0
105

Në date 22 shtator ka filluar në Nju Jork Java e Nivelit te Larte te Sesionit të 75-të të Asamblese së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), gjate te ciles mbahet dhe Debati i Përgjithshëm, i cili përbën një moment kyc në aktivitetin vjetor të OKB-së, pasi shërben si një takim i pervitshem i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të të gjitha vendeve anëtare të Organizatës.

Shqipëria u përfaqësua në Debat nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i cili në fjalën e Tij, theksoi se Shqiperia eshte e angazhuar fuqimisht ne mbeshtetje te multilateralizmit dhe per forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave globale dhe pasojave të COVID-19.

Ky vit ka një rëndësi të vecantë për vendin tone, pasi Shqiperia eshte zgjedhur per here te pare ne postin e Zv/Presidentes se sesionit te 75-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-së.

Ne kete kontekst, Ambasadorja e Shqiperise pranë OKB-së, zj. Besiana Kadare, ka drejtuar mbledhjet plenare të Debatit te Përgjithshëm, duke i dhene fjalen Kryeministrave te shume vendeve miq si Italia, Greqia, Kroacia, Spanja, Gjeorgjia, Armenia, etj. Momenti me i vecante ka qene kur Ambasadorja Kadare, në cilësinë e Zv/Presidentes te sesionit, i ka dhene fjalen Presidentin shqiptar. Ajo ka botuar disa foto nga mbledhja. Shume shqiptare jane ndjere krenare per kete arritje dhe kane komentuar gjeresisht ne mediat sociale.

Zgjedhja ne postin e zv/Presidentes i jep vendit tone shume vizibilitet dhe peshe politike ne arenen nderkombetare, duke deshmuar keshtu angazhimin gjithnje e me aktiv te Shqiperise ne diplomacine shumepaleshe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here