Standard.al

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, makina del nga rruga dhe përmbyset, vdes fëmija, rëndë i ati…

0

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mesnatë në Itali, ndërsa babai i fëmijës ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Aksidenti ndodhi në Petritoli, Fermo.

40-vjeçari shqiptar banues prej shumë vitesh në Itali ishte duke udhëtuar së bashku me djalin me një “Fiat Panda” në momentin që humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Makina u përplas me një mur dhe u përmbys, ndërsa rezultoi fatale për djalin e 40-vjeçarit që si pasojë e goditjeve humbi jetën në vend.

Mediat italiane theksojnë se përplasja ishte aq e fortë sa fëmija doli nga makina, ndërsa i ati u bllokua duke u nxjerrë kur mbërriti zjarrfikësja në vendin e ngjarjes./

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.