Standard.al

Studimi i OKB: Tokës i mbeten vetëm 7 vite jetë

0

 

7 vite, 102 ditë dhe 12 orë. Ja kur bota do të mbarojë. Nuk është kjo një profeci filmash apo librash, por instalacioni i Orës së Klimës, i vendosur në muret e grataçelës Metronome në Nju Jork. Ora e madhe digjitale, e vendosur në kuadër të javës së mbrojtjes së klimës, është transformuar në një numërues mbrapsh që tregon kohën që ka në dispozicion planeti ynë për të limituar lëshimin e dioksidtit të karbonit, para se të arrihet në një pikë që nuk ka më kthim.

Ora është e shoqëruar me shënimin: “Toka ka një afat skadence”.

Në faqen zyrtare të kësaj iniciative ka edhe një mesazh sensibilizues për popullsinë e botës: “Njerëzimi ka aftësinë të shtojë kohë, por vetëm nëse ne punojmë së bashku dhe i masim progreset tona me ovjektiva të përcaktuara qartë”.

Numërimi që duhet të përfundojë në Janar  të vitit 2028, bazohet në një vlerësim të ndërtuar mbi studimet e kryera nga Kombet e Bashkuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.