Pranga 4 shqiptarëve në Itali, dyshohet se trafikonin kokainë

0
130

Policia e Italisë ka arrestuar 4 shqiptarë, të dyshuar për trafik të kokainës në Varese dhe në zona përreth në shtetin italian.

Karabinierët kanë zbatuar urdhërat e gjykatës, për të lënë në burg 2 shqiptarë dhe për të lënë në arrest shtëpie dy të tjerë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Hetimi ka nisur që në fillim të vitit 2020, pasi karabinierët kishin identifikuar një të ri shqiptar, që dyshohet se shpërndare lëndë narkotike nëpër klubet e natës në zonë.

Dyshohet se ky grupim shqiptarësh kryesisht, kishte shpërndarë rrjetin në shumë zona afër Varezës. Mësohet se shqiptarët e përfshirë në trafik droge ishin të afërt me njëri-tjetrin dhe lidhjet klanore ishin prezente. Karabinieria arriti në përfundimin se gjithçka ishte organizuar, sikur të kishim të bëjmë me një “biznes familjar”.

Në rrjet ishte përfshirë edhe një grua e familjes, me rol të rëndësishëm në këtë organizatë që merrej me tregti të lëndëve narkotike. Gruaja ndonjëherë dërgonte nipat që të tregtojnë drogën, ndërsa në disa raste e shpërndante edhe vetë kokainën, duke bërë rrugën me bashkëshortin me automjet. Anëtarët e grupit akuzohen për prodhim e shitje të kokainës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here