Po provokoni tensione! Droni me himnin e Turqisë në sfond njollos me ngjyrë të kuqe flamurin grek në kufi…

0
75

Ministria e Jashtme greke i bën thirrje Turqisë të hetojë dhe dënojë incidentin e ndodhur në ishullin Kastelorizo ku disa nacionalistë turq ngjyrosën me të kuqe flamurin grek.

Në deklaratën e saj diplomacia greke thekson se këto veprime mund të kërcënojnë dhe intensifikojnë tensionet mes dy vendeve. Ajo i bën thirrje Ankarasë të vërë para drejtësisë personat përgjegjës për këtë incident.

 “Ne dënojmë pa mëdyshje fyerjen e djeshme të flamurit grek në Kastelorizo. Veprime të tilla të papranueshme kanë për qëllim të rrisin perspektivat e përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve. Ne presim që autoritetet turke të dënojnë dhe hetojnë menjëherë incidentin, në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mund të sillen para drejtësisë,” tha ministria e jashtme në një deklaratë.

Mëngjesin e të shtunës një dron i cili luante himnin turk ngjyrosi me bojë flamurin grek në anë të një shkëmbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here