Standard.al

Përplasjet me Armeninë, Azerbajxhani shpall gjendjen e luftës

0

Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli të dielën gjendje lufte në disa prej qyteteve dhe rajoneve të tij pas përplasjeve me Armeninë dhe sulmeve në rajonin Nagorno-Karabak.

Në një takim të jashtëzakonshëm, Asambleja Kombëtare miratoi një masë që kufizon pjesërisht dhe përkohësisht të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe pronësore të shtetasve të Azerbajxhanit dhe të huajve në vend për sa kohë që situata e luftës vazhdon.

Sipas vendimit, një shtetrrethim mund të deklarohet në kohë të caktuara në disa rajone.

“Armenia ka provuar përsëri se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë, duke shtuar se Turqia do të qëndrojë me Azerbajxhanin me çdo mënyrë.

“Baku ka të drejtën e vetëmbrojtjes për të mbrojtur njerëzit dhe territorin e saj”, shtoi ministria.

Marrëdhëniet midis dy ish kombeve Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, ose rajonin e Nagorno-Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.