Standard.al

Mjekët specializantë letër Ramës, zbulohen 3 kërkesat e tyre

0

110 mjekë specializantë kanë firmosur një letër ku i parashtrojnë kërkesa kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mes të cilave dhe të paguahen të gjithë gjatë specializimit të tyre, pavarësisht se ku zgjedhin të punojnë.

Tre kërkesat e tyre janë:

1.Të shfuqizohet ndarja në kuota të lira dhe të mbuluara për specializimet afatgjata. Të paguhen të gjitha kuotat sipas përcaktimeve të kodit të punës në fuqi. Për sa kohë secili nga specializantët mban të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punë e përditshme në pavijonet klinike mungesa e pagesës është e pajustifikueshme dhe vështirëson çdo aspekt të formimi dhe jetesës.

2. Të rishikohen të drejtat dhe detyrimet kontraktuale për specializantët që aktualisht kanë kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

3. Mjekët specializantë sekondar të rojës t’i mundësohet gjithashtu pagesa e akomodimit në çdo shërbim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.