Mesazhi prekës i babait për djalin që i ikën larg: Shtëpia ime ka mbetur bosh, si Shqipëria

0
302
Nga Lefter Ballabani
Buzëqeshja ime këtu është fallso, se zemra po më del nga kraharori. Po ikën dhe ky, i dyti. Dhimbje të ndarjes të tilla vetëm shqiptarët i kanë provuar.
Sot e përcolla Elion për Bullgari për të marrë vizën në ambasadën Belge, pasi do të studiojë për Ekonomi në Bruksel. Universitetin UK Lëvenit të 50-in në botë e fitoi vetë si i shkëlqyer me rezultate të marra në gjimnazin “ Petro Nini “ në Tiranë.
Bëra mjaft përpjekje për ta mbajtur këtu,por më kot.Kërkon të realizojë ëndrrën e tij në Europë.Edhe tek “ Petro Nini “ fitoi vetë,se nuk i takonte ai si gjimnaz për të studiuar. I thashë se atje do ta kishte të vështirë se ka konkurrentë bijtë e lekistëve,por më siguroi se do të ishte i shkëlqyer dhe do ta çante vetë.
Dhe ashtu ndodhi. Mbaroi maturën me të gjitha dhjeta dhe tashmë përsëri më kërkoi të realizojë një arritje tjetër.Këtu pati rezistëncën time,por më kot,më theu.
Logjika e argumentet e tij të pakundërshtueshme të përziera me sentimentalizmin tim prindëror,më bënë të dorëzohem.
Sot e përcolla për vizën në Bullgari (se Belget as ambasadën nuk e sjellin këtu ),por nuk e ndjeja vetën mbi tokë,kisha humbur çdo ndjesi.E ëma as foto nuk duroi të bënte nga dhimbja.Unë bëja sikur qëndroja.Po provoja edhe një herë një dhimbje të dytë si ajo kur përcolla nga Prishtina djalin e madh.
Shumë shqiptarë i kanë provuar dhimbjet e ndarjes, pavarësisht motivit të kësaj ndarje. Janë dhimbje shpirti. Shtëpia ka mbetur bosh, ashtu siç Shqipëria po mbetet bosh.Jemi të pafuqishëm t’i ndalojmë.
E megjithatë në këto ndarje kam gjetur forcën t’i them bijëve të mi: – Mos na harroni ne prindërve !
-Mos e harroni vendin tuaj!
Mbajeni kokën para, por një sy këndej !
Ju ruajt zoti bijtë e mi !
I ruajt zoti shqiptarët fatkëqinj !
Na falni që Atmëmëdheun tuaj e bëmë tē pajetueshem !
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here