Kërkoheshin për drogë, arrestohen dy të rinj në Krujë…

0
148

Dy të rinj të shpallur në kërkim kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës.

Policia lokale bën me dije se janë arrestuar shtetasit me iniciale A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë.

Ndaj dy të rinjve, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale kapën dhe ndaluan shtetasit:

A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here