“Karantina 2 javore mori fund”, Këlliçi: Ju falenderoj që më qëndruat pranë

0
191

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga infektimi me virusin Covid-19.  Këlliçi shprehet se karantina 2 javore për të ka marrë fund, teksa tampon i kryer së fundi e ka nxjerrë negativ.

Postimi i plotë:

Karantina 2 javore mori fund! Ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat pranë dhe më uruat shërim të shpejtë. Kjo periudhë karantine shërbeu për mua si një reflektim për sfidat që na presin.

Ju uroj një të Dielë të mbarë, pranë të dashurve tuaj. Mos harroni! Bëni kujdes, ruani distancën sociale, lani duart sa më shpesh dhe përdorni masivisht maskat mbrojtëse! Belindi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here