FOTO/ Baçi zbulon urdhërin absurd për Drejtoritë e Shkollave: Rilindja nuk paguan mësuesit për orët shtesë që zhvillojnë

0
137

Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, ka botuar një mesazh, që thotë se iu është nisur Drejtorive të Shkollave. Baçi thekson se ky është një urdhër absurd, ndërsa shton se Rilindja nuk paguan mësuesit për orët shtesë që ata zhvillojnë.

Postimi i Luan Baçit:

Ky urdher absurd, u eshte derguar drejtorive te shkollave nga specialistja e ZVAP FIER, natyrisht e urdheruar nga eproret e saj rilindas.

Pavaresisht udhezuesit, per vitin e ri shkollor, qe nuk bene dallime, mes lendeve te ndryshme, urdheri u kerkon Drejtoreve te shkollave te mos paguajne oret suplementare, mesueseve qe japin  lendet me zgjedhje.

Ne Gjimnaze ky problem eshte me i mprehte, pasi ketu, jane gjysma e  lendeve me zgjedhje.

Ne klasat 10-11 dhe ne klasen e 12.

Duke pare lendet qe perfshihen te keto ore, muzike, vizatim, edukim fizike ne 9 vjeçare.

Ne Gjimnaz module dhe projekte dhe ne klasen e 12, kimi , biologji, fizike, histori etj, i bie qe asnje mesues te mos paguhet me ore suplementare.

Sipas ketij email-i shumica e mesuesve te Gjimnazeve edhe pse realizojne dyfishin e oreve te mesimit, nuk duhet tu paguhen oret suplementare, pasi shumica e mesueseve japin edhe lende berthame edhe lende me zgjedhje.

Kjo eshte manovra e radhes e drejtuesve te rilindjes, per ti vjedhur mesuesit, pasi nuk u mjafton, qe ne 7 vite nuk u rriti asnje lek pagen.

Ne 7 vite nuk u dha pagen e 13 qe e merrnin ne qeverine e PD.

Ne 7 vite po i mbajne ne friken e largimit nga puna, per motive politike dhe banale.

Urdheri eshte kundershtuar nga drejtuesit e shkollave dhe tani duke qene se ndihen te mbrojtur nga kthimi i socialisteve te vjeter ” trima” dhe te “ndershem” ne krye te PS ne Fier, kane reaguar duke u thene qe nuk e zbatojne kete urdher, por e kerkuan edhe ndihmen tone, pasi akoma “trimat” e ” ndershem” ne krye te PS nuk e kane marre situaten ne dore.

Gjithesesi pritet nje “lufte” e ashper per kalimin e pushtetit nga Rilindja te PS dhe kjo lufte si fillim po perqendrohet te Drejtorite kryesore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here