Standard.al

Braimllari: Viti 2020 banorët përballen me mungesën e ujit të pijshem, SPAK të nis hetimin….

0

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ditën e sotme është takuar me banorët e Pojanit, Maliq.

Braimllari është njohur me problemet e kësaj zone ku edhe pse është viti 2020 atyre ju mungon uji i pijshmë për shkak të keqmenaxhimit të bashkisë së Maliqit.

Sipas ish-deputetit SPAK duhet të nis hetimit ndaj Gëzim Topçiut por edhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Maliq për abuzimet marramendëse si dhe për presionin që bëjnë me ndihmën ekonomike.

Statusi i Plotë:  

Në Pojan të Maliqit.

Fatkeqësi se si në vitin 2020 banoret përballen me mungesën e ujit të pijshem.

Banoret nuk po përdorin me traktoret apo mjetet e tjera për transportin e produkteve bujqesore por për transportin e ujit të pijshëm. Keqmenaxhimi i bashkise Maliq nga një Kryetar bashkie në hije, i pazgjedhur por i emëruar nga ky sekt famëkeq që ka marrë peng vendin, do të marrë goditjen e merituar me 25 Prill.

SPAK duhet të nise hetimet ndaj Gëzim Topçiut por edhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Maliq për abuzimet marramëndese si dhe për presionin që bëjnë me ndihmën ekonomike.

Pas 25 Prillit nuk do ketë më Rilindje që “trimëron” këto “trima” sesi të abuzojnë dhe rrënojnë qytetarët.

Me 25 prill do te ketë qytetarë që kërkojnë llogari dhe kërkojnë ndëshkimin e këtyre gjakpirësa të pangopur

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.