Vuani nga hipertensioni? Ja si të ulni tensionin e lartë të gjakut duke ngrënë fiq

0
129

Hipertensioni, apo siç njihet ndryshe tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, veshkat, trurin, si dhe mund të shkaktojë komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Përveç medikamenteve, ai mund të trajtohet me një regjim të shëndetshëm ushqimor që përfshin fruta dhe perime dhe nuk përfshin ushqime të përpunuara dhe të shpejta.

Për uljen e tensionit të gjakut rekomandohet fiku, pasi është një  nga burimet më të mira të kalciumit, mineral ky i nevojshëm për funksionin e muskujve dhe nervave.

Ky mineral balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës si dhe zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.

Ju rekomandojmë:

  • Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni rregullisht gjatë ditës.
  • Fiqtë mund t’i hani në mëngjes dhe t’i përzieni me drithëra ose mund t’i konsumoni nëpërmjet vakteve.
  • Disa fiq të thatë mund t’i mbani në ujë gjatë natës dhe më pas lëngën e tyre ta pini esëll në mëngjes. Kështu ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here