Tërmeti/ Rama shkurton buxhetin e rindërtimit për vitin 2020

0
131

Qeveria ka ulur fondet për programet e rindërtimit të parashikuara në vitin 2020. Qeveri nuk ka dhënë shpjegim për këtë ulje, por me gjasa kjo ka ndodhur për shkak të kohës së shkurtër për zbatimin e këtyre fondeve, deri në fund të 2020-ës.

Kështu qeveria ka ulur me 1 miliardë lekë fondin për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë, për vitin 2020.

Nga “3 239 666 018 (tre miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) …” u bë “… 2 239 666 018 (dy miliardë e dyqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tetëmbëdhjetë) ….”, sipas vendimit të qeverisë.

Nga ky fond mbi 700 milionë lekë do t’i kalohen Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe mbi 1 miliardë lek Bashkisë Tiranë.

Qeveria ka ulur me 50 përqind fondin i rindërtimit për banesat individuale, nga 8 miliardë lekë të miratuara në mars 2020, në 4 miliardë lek të miratuar në 23 shtator.

Nga këto 2 miliardë i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nga 4 miliardë të parashikuara./EXIT

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here