Stresi rezulton pozitiv me COVID-19: Ruani veten!

0
123

Reperi i njohur Stresi ka rezultuar pozitiv me coronavirus, gjë që e ka befasuar atë. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjete sociale se ka kryer tamponin për Covid-19 dhe pas marrjes së përgjigjes është vetëizoluar.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të tij të ruajnë veten, pasi me të vërtetë virusi nuk është lojë!

“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan reperi.

Në fakt, Stresi ka qenë në lëvizje kohëve të fundit dhe vetëm disa ditë më parë përfundoi xhirimet e klipit “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun, mirëpo ende nuk e dimë se ku dhe si u infektua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here