Standard.al

S’kishte si të ndodhte ndryshe! ‘Unë ty të ha për mëngjes’/ Spiropali shan dhe kërcënon ish-kreun e PS, pasi i kujtoi të shkuarën…

0

Një postimi i ish-kreut të PS në Shkodër, Edip Shiroka, ku tregonte se si e kishte njohur minsitren Elisa Spiropali, solli reagime të shumta në rrjet.

Por gjatë ditës së sotme me një tjetër status Shiroka tregon se është telefonuar dhe kërcënuar nga Spiropali, të cilës mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak rikujtimi i të shkuarës, kur ishte e pangënë dhe veshur keq.

Ja postimi i sotëm i Shirokës:

S’kishte si të ndodhte ndryshe, ky numër më mori në tel dhe më kërcënoi, u prezantua si Elisa, foli fjal të padenja për një femër, gjithsesi ja lë në dorë operatorit telefonik të konservojë biseden, se edhe nëse nuk e bën operatori, aplikacionet e ndryshme në cel e bëjnë të mundur një gjë të tillë.Ditët në vijim do shohim estradë.

Ndërkohë që një ditë më parë Shiroka njohur shqiptarët me Elisën e disa viteve më parë, vite kur ajo ende nuk kishte ‘oreksin’ e së enjtes ku ju drejtua aktivistit Endri Shabani se: ‘Unë ty të ha për mëngjes’.

Ja postimi i një dite më parë i Shirokës:

Ishte koha kur Saimir Tahiri vinte në Shkoder si përfaqësues i Kryetarit të PS bashkë me dy furgona me të rinjë për dekorin e takimeve të Kryetarit, pasi visheshin me mini dhe trajnoheshin për të kriju atmosferë ne skenë. Për atë punë ishin njisha.

Elisa, si pjesë e furgonit të dytë, e pa mbajtur, e pa veshur, e pa ngrënë dhe e pa pirë, shëndetligë dhe e pa forcë, ishte shumë e dhënë pas hejes. Atë kam degjuar të thotë – xhaxhi Edipi ku do hamë ne sonte, do kemi përsëri peshk për darkë si në drekë.. ???

Elisës i qenka hapë pança e nuk i del as Endri Shabani për mëngjes.Lëje pastaj çfar don për drekë e darkë.Grykësia e tyre s’ka limit. Shqipërinë e Shqiptarët i kafshojnë përditë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.