Reagon Fjolla Morina: Mos fusni në valle njerëz familjarë…

0
164

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete, teksa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Mirëpo, në media qarkulloi lajmi se Fjolla ishe në një lidhje me biznesmeni Fisnik Syla, dhe se ky i fundit, pronar i një rrjeti restorantesh, i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.

Pas këtij lajmi ka reaguar për herë të parë vetë këngëtarja përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan se nuk ka lidhje intime me biznesmenin dhe se ai është familjar.

Ajo bën thirrje të mos përfshijnë njerëz familjarë në valle.

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet, por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë s’i dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër për dikë, i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu, i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’, shkruan Fjolla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here